TRAGJIKE/ S’u bëri ballë grushtave në ring, vdes boksieri

    170

    Boksieri Simiso Buthelezi është ndarë sot nga jeta në spital pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru.

    Ai u dëmtua keq gjatë ndeshjes të boksit që u zhvillua të dielën në Durban, Afrikë e Jugut. Boksieri i kategorive të ulëta pësoi disfatë në mënyrë të çuditshme.

    Fillimisht, ai ishte duke e grushtuar kundërshtarin, por më pas filloi të godiste në ajër dhe dukej si të ishte duke luftuar kundër një kundërshtari të padukshëm.

    Arbitri ndërpreu menjëherë ndeshjen. Më pas, Buthelezi humbi ndjenjat dhe qëndroi disa orë në gjendje koma në spital, teksa sot është njoftuar se ai ka ndërruar jetë.

    Previous articleBiznes fitimprurës/ Kompletet e rikuperimit nga jeta e natës, guida si ta ndërtoni
    Next articleREKORD/ “Çmendet” çmimi i karburanteve në Shqipëri, sa do të shitet nafta dhe benzina nga sot