
Ditën e sotme çmimi i hidrokarbureve ka kapur nivel rekord.
Bëhet me dije se Bordi i Transparencës ka vendosur që nga sot pasdite një litër naftë do të shitet me 258 lekë, kurse një litër benzinë me 243 lekë.
Kujtojmë se ky është rekordi historik i çmimit të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Gjatë ditëve të fundit ka patur mjaft akuza publike në lidhje me funksionimin e bordeve të çmimit të karburanteve dhe ushqimeve.