Pastronte paratë e kokainës në botë/ Biznesmeni SHQIPTAR i shpëton burgut, pagoi 400 mijë euro për…

    115

    Lirohet nga burgu Bashkim Osmani, i cili është cilësuar si bosi i drogës shqiptare. Mësohet se ai është liruar nga qelia mbrëmjen e së martës, më 31 maj, pasi pagoi garancinë pasurore, prej 400 mijë eurosh.

    Gjykata në Palma de Mallorca lëshoi një urdhër të ri duke e zëvendësuar paraburgimin me liri të kushtëzuar. Osmani nuk lejohet të largohet nga Mallorca, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta.

    Po ashtu mësohet se ai duhet të paraqitet në gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

    KUSH ËSHTË BASHKIM OSMANI

    Bashkim Osmani, organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës e kaloi natën e të mërkurës në vilën e tij në Camp de Mar. Ai qëndroi afro tre muaj në paraburgim. Kujtojme qe Osmani u arrestua më 15 shkurt në Kroaci. Në Mallorca, vila e tij, restoranti i tij i famshëm Ritzi në Puerto Portals dhe një nga hotelet e tij në Palma u kontrolluan. Disa persona nga rrethet e tij private dhe të biznesit u arrestuan, duke përfshirë gruan dhe vjehrrin e tij. Ai u ekstradua në Majorka dhe ndodhej në paraburgim në ishull që prej datës 2 mars.

    Previous articleShijonin romancën në fshehtësi/ FOTOT private të vajzës së deputetit dhe Romeo Veshajt
    Next article“Vishu oj ku*kë”, shokon babai i 20-vjeçares: Vjehrri e goditi me shkop dhe e la pa ndenja