“Isha viktimë, Leka më provokoi”/ Flet 17-vjeçari që “mori gjakun” e babait të tij

    129

    Florian Përvathi është një ndër emrat më të diskutuar në muajt e fundit në Shqipëri. 17-vjeçari vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit. Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.

    Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn. Shqipëria Live ka arritur të depërtojë në institucionin e të miturve në Kavajë aty ku po qëndron 17-vjeçari. Florian Përvathi foli për gazetarin Eraldo Harlicaj.

    Rrëfimi i 17-vjeçarit:

    Një ditë e imja këtu është e qetë dhe jo e zhurmshme. Merresh me aktivitete, shkollën gjatë ditës, ajrosje. Ikën dita. Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar.

    Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më.

    Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më provokonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot 

    Kam gabuar dhe jam penduar, i shpreh ngushëllime familjes së Lekës. Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën.

    Të rinjve u them të nisin shkollën, të mos merren me shoqëri të keqe. Më mirë me libër se sa me telefona. Më mirë një jetë e shkolluar se jetë rruge.

    Previous articleShakira e Pique drejt ndarjes pas 12 vitesh, zbulohet arsyeja e rëndë
    Next article100 dronë vdekjeprurës fshihen aty/ Ky vend i surprizon të gjithë, dalin PAMJET nga baza super sekrete nëntokë