
Kleviol Ahmeti, ish-anëtari i The Bloody Alboz (TBA), i njohur si Cllevio ditën e djeshme u përfshi në një sherr me Noizy-n dhe u dhunua nga reperi në mes të rrugës.
Si duket Kleviol nga dhuna e ushtruar nga reperi ka pësuar lëndime serioze. Përmes një postimi në “Instastory”, Cllevio ka treguar se ka pësuar mpiksje gjaku në kokë.
Ndërsa, në postimet e tjera ai shihet duke filmuar veten teksa është duke qarë.
Dyshohet se sherri mes tyre këtë herë ka nisur kur Klevioli ka folur në rrjetet sociale kundër anëtarit të OTR.
Më herët reperi Noizy reagoi duke thënë se Cllevio nuk ishte vetëm, por me katër makina të tjera që ishin mbushur me shokët e tij, por që sipas reperit nuk e mbrojtën, por bënin video.
Këngëtari tha se ata kanë hyrë në lokal dhe kanë bërë si të fortë dhe se e ka ofenduar disa herë.
Noizy dhe Cllevio Serbiano njihen për një armiqësi prej kohësh, teksa ky i fundit së fundmi deklaronte shpesh në rrjetet sociale se do shkonte ta rrihte reperin.
Cllevio Serbiano njihet si një shok shumë i ngushtë me reperin tjetër Stresi, por teksa së fundmi Stresi vendosi të bëjë paqe me Noizy-n, ai nuk e bëri një gjë të tillë.
Pas zhurmës së madhe që kjo shkaktoi Noizy ka reaguar me një postim në story. Ai është shprehur se është djalë me tradita dhe se nuk lejon asnjeri të ofendojë familjarët e tij.



“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi. Gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën, ku ti kushdo qofsh, të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim.
Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë”- u shpreh ai. Noizy ka shkruar poshtë, “jeta vazhdon”, duke nënkuptuar se do e lejë pas krahëve këtë ngjarje të shëmtuar.
Akoma nuk dihen arsyet që e shtynë reperin drejt këtij veprimi.
Sipas postimeve të reperit, Cllevio i ka përsëritur disa herë këto veprime edhe pasi kërkonte falje.
“Dhe nuk ka ndodh në shpi por në rrugë. Kanë hyrë brenda në lokal duke bërë si të fort deri sa dola jashtë. E kemi parë sa herë ka kërku falje dhe mbas 30 minutash prapë duke sharë. I kemi pa të gjitha. Kto lajka nuk ua blen kush.”
Ai foli dhe për akuzat se e sulmoi atë teksa ishte vetëm. Noizy tha se ai nuk ishte vetëm por me 4 makina dhe se ishin shokët e vet të cilët e lanë në baltë dhe filmuan video.
“Ju siguroj që vetëm nuk ka qenë, por 4 makina plot me çuna dhe vetëm 2 veta i dolën zot. Në besë e kanë prerë shokët e vet që kishin ardhur me bo video të gjithë me telefona në dorë.”