Arbana i jep goditjen e fundit vëllezërve Veshaj

    218

    Që kur Instagrami është bërë ndër programet më të përdorur në gjithë botën, çdo lëvizje që bëjnë njerëzit aty e sidomos figurat publike përkthehet në një shenjë rreth raporteve që ekzistojnë në realitet.

    Konkretisht Donaldi nuk e ndjek Arbanën në Instagram. Ky gjest mori vëmendje të madhe pas finales së “Big Brother VIP” kur u përfol se Donaldi ishtë përplasur me produksionin, thote Express.

    Megjithatë, edhe pasi gjërat u sheshuan Donaldi ende nuk e ndjek moderatoren teksa ajo së fundmi ka bërë të njëjtin veprim ndaj tij.

    Kanë kaluar tre muaj që kur Donaldi e fshiu nga lista e ndjekësve moderatoren, megjithatë ajo ka vendosur të kundërpërgjigjet tani duke e fshirë aktorin dhe vëllain e tij binjak nga rrjetet sociale.

    Mirëpo, nëse kjo gjë mund t’iu duket parëndësi ose detaji që i ka shpëtuar Donaldit, mjafton të hidhni sytë nga Instagrami i vëllait të tij Romeos.

    Ky i fundit e ka pasur “follow” Arbanën, madje ka bërë edhe ‘pëlqime’ në postimet e saj teksa kur Donaldi ishte pjesë e formatit, ai postoi edhe video me Arbanën.

    Ajo që ka ndodhur pas fundit të reality-showt është se aktori ia ka hequr ‘follown’ Arbanës dhe nuk e ndjekë më atë, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se ka ndodhur diçka mes saj dhe dy vëllezërve.

    Të tre ata e dinë impaktin e rrjeteve sociale dhe një “follow”, ndaj do ishte shumë naive të mendohej se pas këtyre veprimeve nuk fshihet asgjë, vazhdon Express.

    Gjatë “Post Big Brother VIP” Arbana rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të formatit me deklaratat për Donaldin, e madje edhe ironizoi në një farë mënyre nismën e tij për të ndërtuar katër shtëpi, duke u mbështetur në ironinë e saj edhe nga Arbër Hajdari.

    Previous article“Ngri, shkri”/ Loja e rrezikshme e Edi Ramës me Shqipërinë
    Next articleE zbulon aleati i Putinit: Me nisjen e Luftës III Botërore, sulmi i parë do të jetë mbi…