“I drogonte që të mos bërtisnin”/ 44-vjeçari shtiret si dado dhe përdhunon 33 fëmijë

    123
    Sad boy sits alone.

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Gjermani, ku protagonist është bërë një 44-vjeçar i cili punonte si dado dhe kështu ka përdhunuar 33 fëmijë.

    Ngjarja ka ndodhur shtetin e Nordrhein-Westphalia, ku burri i cili ofronte shërbime të kujdestarisë për fëmijët, rezultoi se në fakt ishte një pedofil.

    Ai prezantohej si një babysitter në internet dhe shumë prindër i besonin fëmijët, të cilët ai në fakt i abuzonte seksualisht dhe aktin e regjistronte.

    Prindërit nuk dyshonin asgjë, ndërsa më tronditës ishte fakti se për të fshehur gjurmët dhe që fëmijët të mos bërtisnin, ai i drogonte. Veprimet e tij tronditën hetuesit që kanë trajtuar shumë raste të ngjashme.

    Viktima më e vogël ishte një foshnjë një muajsh, ndërsa u raportua se kishte abuzuar gjithsej me pesë foshnja, e po ashtu dhe me fëmijë me aftësi të kufizuara. Gjithsej deri më tani janë raportuar 33 viktima, por numri pritet të shtohet.

     “Nuk kam hasur kurrë në një nivel të tillë barbarie çnjerëzore dhe indiferencë ndaj vuajtjeve të fëmijëve të vegjël, dhimbjeve dhe britmave të tyre dhe frikës së tyre të dukshme. Dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja këtë.”- deklaroi shefi i policisë së Këlnit , Falk Snaber gjatë konferencës për raportimin e rastit.

    Previous articleDy mësuese heroina që sakrifikuan jetën për të mbrojtur nxënësit
    Next articleProstitucion në mes të Tiranës/ Pronarja e lokalit tutore, vajzat edhe kamariere edhe punonjëse seksi