Dy mësuese heroina që sakrifikuan jetën për të mbrojtur nxënësit

    146

    Mësuese heroina e klasës së katërt shkroi “Ne kemi një vit të mrekullueshëm përpara nesh!”, – kjo frazë e ëmbël dhe e thjeshtë. Eva Mireles në fillim të vitit shkollor, është tashmë veçse se një mesazh përkujtimor . Të enjten, ditën e fundit të shkollës, ajo dhe mësuesja tjetër Irma Garcia duhet të përgatisnin klasën e tyre në qytetin e vogël Teksan të Uvalde për pushimet verore.

    Në vend të kësaj, familjet e tyre po bëjnë organizime funerali, pasi ata u qëlluan nga të shtëna masive, ku u vranë 19 nga studentët e tyre.

    Garcia u gjet nga oficerët “duke mbajtur fëmijët në krahë deri në frymën e fundit”, është shprehur nipi i saj John Martinez për New York Times.

    “Ajo sakrifikoi veten duke mbrojtur fëmijët në klasën e saj. Ajo ishte një heroinë”. Një tjetër e afërme e viktimës është shprehur se “ajo la mënjanë frikën e saj, për të mbrojtur studentët.”

    Ndërsa pikëllimi për viktimat vazhdon, zemërimi ka vërshuar në SHBA për mundësinë e një tragjedie të tillë të lejuar në shkollë.

    Në Teksas është e ligjshme të blesh një armë në moshën 18 vjeç, dhe sipas mediave amerikane, sulmuesi bleu pushkën e tij gjysmë-automatike të stilit AR-15 menjëherë pas ditëlindjes.

    Kujtojmë se të paktën 185 fëmijë, edukatorë dhe njerëz të tjerë janë vrarë në sulmet në shkollat amerikane që nga masakra e vitit 1999 në Columbine High, sipas të dhënave nga Washington Post.

    Previous articleEPIKE/ Gazetarit i duket si tifoz: Hello we are LIVE! I riu: Jam shqiptar mër, jam kamarieri!
    Next article“I drogonte që të mos bërtisnin”/ 44-vjeçari shtiret si dado dhe përdhunon 33 fëmijë